Categories Lajme

Parashikimi i motit për muajin dhjetor: Temperatura deri në 22°C

Muaji dhjetor pritet të jetë më i ngrohtë se normalja. Sipas meteorologëve, 10-ditëshi i parë i dhjetorit do të jetë më diell dhe pa shi. Ndërsa për sa i përket reshjeve, ato do të na shoqërojnë në mesin e muajit, për t’i lënë vend përsëri diellit.

“Është parashikuar që muaji dhjetor të jetë më i ngrohtë sesa një muaj normal. Do të ketë temperatura më të larta sesa vlera klimatike. Për sa i përket reshjeve, pritet që 10-ditëshi i parë te jetë i qëndrueshëm. Kemi një paqëndrueshmëri në 10-ditëshin e dytë, më pas kemi sërish mot të qëndrueshëm, për t’u rikthyer reshjet në fund të dhjetorit. Por. do të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak ditë me shi”, tha Lajda Porja, meteorologe e “Meteoalb”.

I ftohti në këtë muaj do të zgjasë vetëm 4 ditë. Reshjet e dëborës pritet të bien në zonat malore. Temperatura maksimale në muajin e fundit të vitit do të jetë 22 gradë Celsius.

“Dhjetori parashikohet të jetë më i ngrohtë se normalja. Ne do të kemi episode, që do të jenë 2 deri në 4 ditë tipike të dimrit, që mund të jenë me reshje dëbore apo me temperatura të ulëta. Por, episodet më të gjata do të jenë 5-6 ditë me temperatura të larta. 15-ditëshin e parë do të përjetojmë temperatura më të larta sesa normalja, deri në 22 gradë Celsius”, tha më tej Porja për Top Channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME