Categories Lajme

Paratë ruse/ Kryemadhi padit Top Channel, kërkon shumën marramendëse si dëmshpërblim

Deputetja Monika Kryemadhi ka paditur televizionin “Top Channel” për shpifje lidhur me publikimin e disa dokumenteve ku aludohet se ish-kryetarja e LSI ka kryer biznes me disa oligarkë rusë.

Kryemadhi, e cila i ka quajtur si të falsifikuara këto dokumente që fillimisht u publikuan dhe më pas u fshinë nga gazeta belge “Euroreporter”, ka dorëzuar sot padinë në Gjykatën e Tiranës.

Kryemadhi tha për mediat se televizioni ka ushtruar presion, shantazh si dhe ka shpifur ndaj saj. Për këtë arsye ajo ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim.

“Për momentin kam kërkuar 400 mijë euro, e cila do të jetë një vlerë që më vonë mund të pasurohet më tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet nëse shoqëria mediatike mund të shpifë ndaj personit tim”, deklaroi ndër të tjera Kryemadhi.

Deklarata e plotë:

Sot ndalova në Gjykatën e Tiranës për të dorëzuar një padi civile për shoqërinë Top Channel, e cila në mënyrë të vazhduar ka ushtruar denigrim, intimidim, mashtrim ndaj figurës time si person publik, si deputete, si politikane, si individ, kështu që sot dua të ngre një proces krejt tjetër, jo vetëm për të sensibilizuar veten time në radhë të parë, por edhe për të treguar se shoqëria shqiptare ka nevojë për të ndryshuar mentalitetin për të mos qenë më pre e shantazheve të shoqërive të caktuara që kanë për detyrë të informojnë qytetarin dhe jo të dezinformojnë me dokumente false, të manipuluara. Nëpërmjet kësaj padie civile, dua të risjellim edhe njëherë një mentalitet të ri, dhe për të rikthyer besimin te drejtësia.

Unë e kuptoj që është pak e vështirë, por dua që edhe sot të mos jenë më ata që përdorin para publike për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal, për veprën që ka kryer shoqëria Top Channel, duke paraqitur dokumente të falsifikuara, apo edhe duke ushtruar shantazh, dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik.

Ajo që dua të theksoj është që përveç kësaj kam kërkuar edhe një dëmshpërblim financiar.

I gjithë ky buxhet do të shkojë për shumë gjëra të mira për të rinjtë dhe të rejat. Për momentin kam kërkuar 400 mijë euro, e cila do të jetë një vlerë që më vonë mund të pasurohet më tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet nëse shoqëria mediatike mund të shpifë ndaj personit tim.

Paratë ruse/ Kryemadhi padit Top Channel, kërkon shumën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME