Categories Lajme

PD publikon videon për pallatet e Begos

Në vijim të akuzave për ndryshim të planit urbanistik të Tiranës dhe devijim të lumit të Lanës me qëllim ndërtimin e një kompleksi rezidencial për llogari të Edmond Begos, Partia Demokratike publikoi një material të marrë nga sistemi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, që sipas saj provon mashtrimin e kryebashkiakut Veliaj se në zonën Unazës së Madhe institucioni i drejtuar prej tij nuk ka parashikuar ndërtimin e disa objekteve.

“Veliaj s’mund ta mbulojë këtë mashtrim, sistemi nxjerr zbuluar Veliajn se gjoja në këtë truall s’ka projekt për pallate. Plani urbanisitik rezulton i skeduar, zona ka karakteristika te ndryshme, kategoria A dhe ajo A+B ka të bëjë me godina 9-katëshe. Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi”.

Demokratët sërisht i kërkuan dyshes Rama-Veliaj të japë shpjegime për atë që e cilësojnë aferë me këtë projekt, ndërsa akuzuan kryebashkiakun se e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME