Categories Politike

“Nuk do të ndahem këmba-këmbës”. Kryemadhi tek konviktet e inxhinierisë fill pas Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga konviktet e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të heq dorë nga mashtrimet.

Sipas saj, Rama nuk mund të fallsifikojë investimet e qeverisë gjermane siç bëri me fallsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, sa i përket projektit për rikonstruksionin e konvikteve të inxhinierisë.

Ajo tha se, projekti që Edi Rama del dhe e reklamon si investim të qeverisë së tij është një financim i bërë nga qeveria gjermane që në vitin 2011 dhe i parashikuar të përfundonte me 20 dhjetor të këtij viti.

Sipas saj, Rama po mundohet ta përvetësojë dhe ta vjedh këtë investim siç është munduar të vjedhë gjithçka tjetër.

“Ai duhet të kuptojë se  mjaft më me mashtime. Duhet t’ju heqi lehtësirat oligarkëve të tij dhe të investojë në arsim dhe tek studentët. Iku koha kur mashtroje dhe fallsifikoje dokumenta dhe firma por nuk e fallsifikon dot më realitetin e shqiptarëve,” – u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi iu drejtua kryeministrit duke i thënë se: “Nuk do të ndahem këmba-këmbës, për të demaskuar vjedhjet që bën në Shqipëri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME