Categories Sport

Berati shpall ‘Njeriu i Vitit’ futbollistin e kombëtares Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni është shpallur nga Bashkia Berat si “Njeriu i Vitit 2018”. 23-vjeçari është vlerësuar me motivacionin si “si një figurë e re plot shpresë dhe me të ardhme në futbollin shqiptar”.

Myrto Uzuni, 23-vjeçari që këtë vit bëri një hap të madh në karrierë, është vlerësuar nga Bashkia Berat si “Njeriu i Vitit 2018” me motivacionin “si një figurë e re plot shpresë dhe të ardhme në fushën e futbollit shqiptar, për rezultate mbresëlënëse gjatë vitit 2018 në kampionatin e futbollit kroat si dhe atë kombëtar” . Në ceremoninë e organizuar nga bashkia, futbollisti u nderua me këtë titull së bashku me dy personazhe të tjera.

Çmimi i Uzunit ia dorëzoi Drejtori i Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat, Artion Duka, i cili në këmbim mori një bluzë të Lokomotivës nga futbollisti. Vetë Uzuni ishte i emocionuar për këtë çmim, për të cilin tha: “Ndjehem I privilegjuar që ndodhem këtu, pasi ky vlerësim për mua do të thotë shumë. Do vazhdoj të punoj dhe të luftoj për pasionin tim.”

Uzuni ka luajtur nga viti 2012-2014 me ekipet U17, U19 dhe me ekipin e parë të Tomorrit, ku në 2014 u shpall “Futbollisti i vitit” nga tifozeria beratase. Në vitin pasardhës, Uzuni u transferua tek ekipi i Apollonisë, më pas tek Laçi,nga ku këtë verë kaloi te ekipi i Lokomotivës në Kroaci ku edhe luan aktualisht. Paraqitja pozitive në Kroaci sollën edhe grumbullimin këtë vit me kombëtaren shqiptare.

a.s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME