Categories Bota, Lajme

Përcillet për në banesën e fundit viktima e parë e aksidentit tragjik në Greqi

Në një atmosferë pikëllimi pasditen e së premtes është bërë varrimi i viktimës së parë nga aksidenti i trenit në Tempi, ai i 34-vjeçares Athena Katsara. Nëna e re e një fëmije të vogël, e cila ndodhej me të shoqin në trenin fatal, u identifikua mbrëmë dhe po prehet sot në vendlindjen e saj para të afërmve dhe miqve të shkatërruar.

Trupi i saj mbërriti herët pasdite në Kishën e Shenjtë të Agia Anna-s në një arkivol të bardhë. Situatë e rënduar në “lamtumirën” e fundit, me nënën e të resë që qante duke bërtitur se nuk dëshiron të shohë çfarë ka brenda arkivolit.

“Nuk mund të jetë fëmija im, është e padrejtë”. Pranë saj, të afërmit e saj, babai, motra dhe vëllai, gjyshi dhe gjyshja. Në kishë kishte edhe persona të Kryqit të Kuq, të cilët ishin kërkuar nga familja, për të kontribuar në çdo emergjencë që mund të shfaqet.

Çifti ndodheshin në vagonin e tretë dhe, sipas dëshmitarëve, Athena u largua nga vendi për të marrë kafe nga mensa në vagonin e dytë të trenit, i cili u përfshi nga flakët dhe u shndërrua në një masë hekuri pa formë, pasi dy trenat u përplasën dhunshëm. Bashkëshorti i Athenas ndodhet i shtruar në spitalin e Larisës.

Të pranishëm në varrim ishin sportistë dhe anëtarë të klubit sportiv “Pierikos”, me ngjyrat e të cilit luan si futbollist vëllai i saj i vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME