Është përfshirë nga flakët hyrja e bashkisë Kamëz mesditën e sotme. Ende nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj ngjarje. Mësohet se flakët kanë rënë pak më parë dhe pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre. Imazhet e para të flakëve janë publikuar nga vetë ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu. Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga policia.
Categories
Lajme