Shtëpia e të moshuarve në Fier është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të mërkure.
Si pasojë, disa prej të moshuarve janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i shkaktuar nga zjarri.
Bëhet e ditur se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një banesë ngjitur.
