Categories Lajme

Aksidentoi për vdekje studenten, nëna e 21-vjeçares greke kërkon dënim maksimal për shqiptarin

Për të dytën ditë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut ka vijuar gjyqi për vdekjen e 21-vjeçares Ema nga Kreta, e cila humbi jetën në orët e para të 22 nëntorit 2022, pasi u përplas për vdekje në rrugë nga makina që drejtohej nga një  i ri shqiptar.

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët”, tha nëna e viktimës, duke iu referuar 27-vjeçarit shqiptar, duke përmendur nga njëra anë se makina kishte pësuar modifikime dhe shtonte kuajfuqinë, dhe nga ana tjetër se shoferi nuk kishte patentë. Po ashtu nëna e Emës ka thënë se shqiptari ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe ishte pa dokumentacionet përkatëse.

Ndërkohë dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë një “shpejtësi marramendëse”, me të cilën lëvizte mjeti dhe një “zhurmë të frikshme”. “Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës, e cila kërkon dënim maksimal për autorin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME