Categories Lajme

Policia Rrugore e Tiranës, Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, 28 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë

Policia Rrugore e Tiranës, Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë javës që lamë pas, 28 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 648 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

432 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

557 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 660 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 78 masa administrative, për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura.

Janë vendosur 138 masa administrative, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Janë bllokuar 15 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME