Categories Lajme

Prifti italian vjedh 100 mijë euro nga fondet e kishës

Një prift karizmatik italian është arrestuar sot për vjedhjen e më shumë se 100 000 euro të fondeve të Kishës për të paguar për d roga dhe f esta h omos eksualësh në shtëpinë e tij. Padre Francesco Spagnesi, 40 vjeç nga Prato pranë Firences, është vendosur në a rrest shtëpie, i d yshuar për v jedhjen.

Policia është tashmë duke marrë në pyetje qindra njerëz që besohet se kanë marrë pjesë në orgjitë e tij të ngarkuara me droga, në dy vitet e fundit. Festat e tij përfshinin zakonisht priftin, bashkëjetuesin e tij shpërndarës dr ogash, si dhe një tjetër person që kishin njohur në rrjetet h omoseksuale online, thanë detektivët.

Por në raste të veçanta festat e përjavshme të s eksit përfshin grupe shumë më të mëdha, prej deri 20 apo 30 pjesëmarrësish. H etimet mbi Spagnesi nisën pas zbulimit se shoku i tij i banesës kishte sjellë nga Holanda një litër substance GHB, e njohur ndryshe si d roga e përd hunimit, e cila përdoret për t’u hedhur në pije e për të bërë fizikisht të paafta v iktimat e s ulmeve s eksuale.

Kontrollet e policisë zbuluan se d roga po përshtatej për tymosur në llullë. Gjithashtu muajt e fundit u zbulua se rreth 100 000 euro ishin tërhequr nga bankat e kishës, të cilat policia dyshon se u përdorën nga Spagnesi për të blerë d roga. The Times, raporton se prifti ishte një mbledhës i suksesshëm donacionesh nga besimtarët e pasur.

Ai fillimisht pretendonte se paratë që mungonin kishin shkuar për famljet në nevojë por më vonë pranoi se vuante nga varësia prej d rogave.Mediat vendase thonë se kisha ka nisur veprim ligjor për rimarrjen e fondeve të humbura pas arrestit të Spagnesi. Prifti ishte pranuar në detyrë në 2007 dhe ngritur në përgjegjesi në 2009.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME