Categories Lajme

Qeveria ndryshon procedurat për aplikuesit në zonat e dëmtuara nga tërmêti

Ndryshojnë procedurat për miratimin e lejeve të ndërtimit në zonat e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore.  Procedurat e reja të miratuara në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare do të zbatohen për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Vendimi për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së përshpejtuar për miratimin e lejeve të ndërtimit dhe planit të detyruar vendor, në rastet e fatkeqësisë natyrore u miratua në dhjetor të 2019-s. Ndryshimet do të sjellin që për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti, subjekti për t’u pajisur me leje ndërtimi për objekte me vlerë 100 mln lekë është i detyruar të dorëzojë oponencën teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit.

Për kategoritë e lejeve të ndërtimit, që preventivi, duhet të bazohet në koston mesatare të ndërtimit të banesave, sipas legjislacionit në fuqi aplikuesi duhet të dorëzojë që nga akti i konstatimit për ndërtesën e dëmtuar, i hartuar nga strukturat përkatëse, projektin e zbatimit, sipas objekteve tip, miratuar nga Enti Kombëtar i Banesave dhe vendimin e këshillit bashkiak për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit.

Vendimi përcakton se pas përfundimit të objekteve sipas lejeve të ndërtimit të miratuara në rastet e fatkeqësive natyrore, do të jenë organet e vetëqeverisjes vendore që do të ushtrojnë kontroll mbi zbatimin e tij, sipas kushteve të lejes së miratuar. Gjithashtu, autoritetet vendore do të nxjerrin rregullore të brendshme të përcaktimit të procedurave dhe të dokumentacionit për kontrollin dhe certifikimin e objekteve

Për shqyrtimin dhe miratimin e lejes të ndërtimit me procedurë të përshpejtuar, nga aplikuesi do të dorëzohen dokumente shtesë, nga sa parashikohej më parë, që përcaktohen në ndryshimet e pikës 5 vendimit. Procedura e përshpejtuar për shqyrtimin dhe miratimin e lejes së zhvillimit Ishte -Dokumentacioni i vetëm që duhet të dorëzohet nga aplikuesi për pajisjen me leje zhvillimi është: a) kërkesa për llojin e përdorimit të objektit;

  1. b) dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim. -Brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit për leje zhvillimi në sistemin e-leje, kryetari i bashkisë vendos :a) miratimin e lejes së zhvillimit ;b) refuzimin e lejes së zhvillimit. Leja e zhvillimit apo vendimi për refuzimin e saj i dërgohet kërkuesit, nëpërmjet sistemit elektronik e-leje. Bëhet -Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikuesi për pajisjen me leje zhvillimi është: a) kërkesa për leje zhvillimi, sipas formatit të aplikimit në sistemin e-leje;
  1. b) relacioni shpjegues mbi tipologjinë e zhvillimit të kërkuar;
  2. c) dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim ose vendim i këshillit bashkiak për miratimin e listës së përfituesve nga programet e procesit të rindërtimit për objektet në pronësi private apo bashkëpronësi, dhe në rastin e objekteve publike vendimi i këshillit bashkiak për prishjen dhe rindërtimin e asetit; ç)plani i rilevimit të truallit që do të zhvillohet, hartuar nga inxhinierë gjeode të licencuar;
  1. d) plani i vendosjes së strukturës që do të zhvillohet. – Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa që, pas miratimit, lejet e zhvillimit të integrohen me planin e përgjithshëm vendor, duke ndjekur përcaktimet e vendimit nr. 686, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, të ndryshuar.” Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME