Categories Lajme

Rasti në Selenicë ku i biri vrau të atin me eksploziv për shkak të dhunës, reagon Shoqata e të Verbërve

Rasti në Selenicë ku 23-vjeçari Mateo Gllucaj vrau të atin duke i vendosur tritol sobës me gaz ka shkaktuar reagime të ndryshme të opinionit publik.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Shoqata e të Verbërve, kjo pasi viktima, 56-vjeçari Durmish Gllucaj ishte i verbër dhe sipas dëshmisë së të birit, ai dhunohet vazhdimisht nga ai.

Shoqata e të verbërve në një komunikim për mediat deklaron se akuzat e tij janë absurde dhe cinike, kjo pasi ai nuk mund të shihte.

Më tej Shoqata i bën thirrje institucioneve qeveritare për hetime lidhur me k♪7të rast si dhe kushtimin e një vëmendje më të lartë për personat me aftësi ndryshe.

Kujtojmë se 23-vjeçari Mateo Glluçaj u la nën masën  “Arrest me burg”, pasi akuzohet se  vrau babanë e tij në fshatin Gjormë të Selenicës.

Mato Gllucaj  kishte vënë tritol në sobën me gaz dhe në momentin që babai i tij doli në oborr soba shpërtheu çka solli vdekjen e Durmish Gllucaj, 56 vjeç.

Një ditë më pas policia zbardhi ngjarjen dhe rezultoi se 23 vjeçari kishte kryer shpërthim të telekomanduar ndaj të atit të tij. Ai kallëzoi në polici se babai e rrihte dhe prandaj vuri tritolin ndaj tij.

DEKLARATË: SHOQATA E TË VERBËRVE TË SHQIPËRISË DHE

Lidhur me publikimin e tragjedisë së anëtarit Durmish Gullucaj nga Gjormi i Selenicës:

Të shqetësuar nga tragjedia e mikut tonë të verbër, por edhe deklaratat e policisë së shtetit mbi shkakun e vrasjes, deklarojmë:

Së pari, shprehim ngushëllimin tonë më të thellë për të gjithë të dashurit e të ndjerit, miqtë e tij në degën e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Së dyti, deklarimi i Policisë së Shtetit se vrasësi, biri i tij, e ka kryer krimin për shkak të dhunimit të vazhdueshëm nga ana e të ndjerit, është absurd dhe cinik. Është e pa imagjinueshme nga çdo mendje e shëndoshë, se një i verbër 56-vjeçar mund të dhunojë në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçar, të cilin as mund ta gjejë e ta prekë, nëse ai nuk do t’i afrohet.

Shprehim keqardhjen e thellë për vuajtjet dhe tragjeditë në jetën e të ndjerit, i cili ka kaluar për mes disa aksidenteve, situata vetë tjera të hidhura, përfshirë diskriminimin dhe fyerjen, përfshirë edhe rastin e fundit të Gjykatës Administrative të Vlorës, e cila me sjelljet e saj e fyeu dhe e diskriminoi atë.

I bëjmë thirrje Kuvendit, Qeverisë, organeve të drejtësisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit Kundër Diskriminimit, medias dhe opinionit publik për një vëmendje më të shtuar ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe një qëndrim më dinjitoz dhe më human ndaj jetës së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME