Categories Showbiz

Rigjeti dashurinë 7 vjet pas humbjes së bashkëshortes, Stefi tregon si u njohën dhe si e pritën vajzat

7 vite më parë, Stefi Prifti humbi bashkëshorten e tij e cila la pas edhe dy vajza. Herë pas here, Stefi e ka shprehur dhimbjen dhe brengën në intervista, por krejt papritur në jetën e tij ka ardhur një mundësi për një fillim të ri.

I shoqëruar nga vëllai i tij, Endri në programin “Rudina” për të folur mbi projektet e reja dhe verën që lamë pas, biseda u ndal në një postim shumë domethënës të këngëtarit.

Më 23 Qershor, në ditëlindjen e tij të 55-të, Stefi postoi një foto ku shihen dy duar shoqëruar me një diçiturë ku konfirmon se po përjeton një dashuri të re. Mes emocionesh, ai rrëfeu për fillimet e kësaj marrëdhënieje për të cilën nuk ka qenë në kërkim, por ka nisur nga diçka krejt e zakonshme: një telefonatë pune.

“Ajo që mund të them është që as nuk e kërkova, as më kërkoi në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje që tashmë unë e kam deklaruar dhe është e vërtetë.

Rëndësi ka edhe një detaj tjetër që pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ai ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur. Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë. Kaq.

Këngëtari shtoi se është i vetëdijshëm se në të ardhmen nuk do mund t’i shpëtojnë ndonjë fotoje, por do të zbulojë më shumë me kohën. Ai shprehu vlerësimin për partneren dhe shtoi se është një marrëdhënie në distancë, pasi ajo nuk jeton në Shqipëri.

“Unë e vlerësoj shumë atë femër, jashtë mase, kam konsideratat e mia domethënë sepse është një njeri shumë i veçantë. Rrallë mund të ketë njerëz të tillë, jo vetëm në kuptimin e marrëdhënies që kemi ne si të dashur, por edhe në kuptimin njerëzor dhe të sakrificës për mënyrën se si i zgjidh gjërat dhe se si ne i kemi dhënë drejtim. Por është një dashuri në distancë, ka vështirësitë e veta.’- u shpreh Stefi Prifti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME