Categories Lajme

Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 majit, KAS nuk pranon shqyrtimin e ankimimeve

Në seancën paraprake, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mos pranojë ankimimet e grupimit Alibeaj dhe Rithemelimit për regjistrimin e Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 14 majit. Anëtarët e KAS pretendojnë se kjo strukturë nuk mund të shqyrtojë këto dy kërkesa pa pasur një vendim përfundimtar të Kryekomisionerit.

Celibashi I ka kërkuar demokratëve të Alibeaj që të sjellin dokumente shtesë për regjistrimin e PD në vendore, me argumentin që duhet të ketë një deklaratë përgjegjësie nga kryetari Lulzim Basha. Kësaj kërkesë, përfaqësuesi ligjor në KQZ është shprehur se nuk do të sjellin asnjë dokument shtesë, me argumentin se dihet botërisht që Basha ka dhënë dorëheqjen.

Më herët KAS refuzoi kërkesën e bërë nga përfaqësuesi i Sali Berishës, Ledio Nurja, i cili kishte kërkuar përjashtimin e Ledio Brahos nga shqyrtimi i kërkesës së Rithemelimit.

Relatori i kërkesës së Rithemelimit është ish-ministri i Berishës, Ilirjan Rusmali. Ndërsa Koli Bele është relatori i kërkesës ankimore të Enkelejd Alibeajt, i cili çoi në KAS vendimin e Celibashit për mosregjistrimin e PD-së.

Roli i KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organi kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor. KAS shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit dhe KZAZ-ve. Me kërkesë të Komisionerit vendos masat disiplinore ndaj zyrtarëve zgjedhorë apo  sanksione administrative kundër personave/ subjekteve zgjedhore që kryejnë kundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet. Anëtarët e KAS: Elvin Lako, Elvis Çefa, Ilirjan Rusmali, Koli Bele, Ledio Braho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME