Categories Lajme

Rindërtimi i banesave individuale në Durrës i përfunduar, ritme të shpejta për riparimin e nëntorit

Një vit pas tërmetit të 21 shtatorit ka përfunduar në bashkinë e Durrësit rindërtimi i banesave individuale të shkatërruara nga ky tërmet. Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka vizituar disa prej familjeve që jetojnë tashmë në shtëpitë e reja të rindërtuara me standarde bashkëkohore. Në këto vizita kryebashkiakja Sako shoqërohej nga kryetari i këshillit bashkiak Ani Dyrmishi. Në bashkëbisedimin me banorët e këtyre shtëpive kryebashkiakja Sako deklaroi se ashtu siç u rindërtuan banesat e shembura nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen në një kohë të shkurtër edhe të gjitha banesat e shkatërruara nga tërmeti i nëntorit, shtëpi me kushte shumë më të mira se të mëparshmet dhe me standarde sigurie.

“Janë 58 shtëpi që janë rindërtuar pasi u dëmtuan rëndë nga tërmeti i shtatorit ndërkohë që shumë shpejt do të nisë puna për rindërtimin e 904 banesave individuale të dëmtuara në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i nëntorit”, tha ajo. Po ashtu, Sako shton se “procesi i rindërtimit vijon në bashkinë e Durrësit me ritme të shpejta ku 10610 familje kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit DS1-DS2-DS3 dhe shumë prej tyre janë në përfundim të riparimeve të shtëpive të tyre”. “Po kështu janë 36 pallate të miratuar deri tani, të cilat do të rindërtohen në të njëjtin vend dhe shumë shpejt fillon puna për rindërtimin e pallateve të para”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME