Categories Lajme

Sa ulet paga e infermierëve me propozimin e Bashës

Infermierët në spitale, nëse zbatohet taksa e sheshtë 9% e propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka reaguar sot ndaj propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha për taksimin e sheshtë 9%.

“Infermierë në spitale. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6250 infermierë e laborantë në spitale janë rreth 54 mijë lekë. Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 44,800 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 43,100 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 6250 infermierët së bashku do të paguajnë rreth 1,3 miliardë lekë më shumë taksa në vit”, ka theksuar Beqaj.

“Infermierë në qendra shëndetësore. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6800 infermierë në qendra shëndetësore janë rreth 45,500 lekë. Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 38,400 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 36,300 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 6800 infermierët së bashku do të paguajnë rreth 1,7 miliardë lekë më shumë taksa në vit”, ka shtuar Beqaj.

“Sanitare në spitale. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 1500 sanitare (punonjëse të higjenës) në spitale janë rreth 44,500 lekë. Aktualisht, këto sanitare marrin pagë neto mujore 37,600 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 35,500 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 1500 sanitaret së bashku do të paguajnë rreth 380 milionë lekë më shumë taksa në vit”, ka theksuar Beqaj.

“Shoferë në autoambulancat e Urgjencës Kombëtare. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 500 drejtuesve të automabulancave të Urgjencës Kombëtare Mjekësore janë rreth 66,500 lekë. Aktualisht, këta shoferë marrin pagë neto mujore 54,300 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 53,100 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 12 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 500 shoferët së bashku do të paguajnë rreth 75 milionë lekë më shumë taksa në vit”, ka theksuar Beqaj.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME