Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Sarandë pasi u kap me një sasi kanabis sativa.
Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale E.K., pasi gjatë kontrollit të mjetit në pikën kufitare të Qafë Botës i është gjetur sasia e lëndës narkotike.
Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.
Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.