Categories Lajme

Shkarkohet nga detyra ish-kandidati për kryeprokuror Artur Selmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Artur Selmanin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Selmani është njëri nga ish-kandidatët që garoi vitin e kaluar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror. Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës, shkruan BIRN.

Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e një masakre me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi hetim për “shpërdorim detyre”, por akuzat u rrëzuan 4 muaj më vonë.

Në fund të vitit 2017, Selmani kandidoi së bashku me 6 kandidatë të tjerë për postin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Sipas një relacioni të Kuvendit, vetëm 3 nga 7 kandidatët i plotësuan kriteret për këtë post, ndërkohë që mazhoranca votoi Arta Markun.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Artur Selmani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017, shkruan BIRN.

Skeda e pasurisë së Artur Selmanit, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Artur Selmani zotëronte pasuri me vlerë 4.3 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Referuar deklaratës së vitit 2003, ai kishte një apartament të blerë me kredi në vlerën e 4 milionë lekëve dhe një automjet prej 300 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Selmani është 8 milionë lekë, e ndarë në 4 milionë lekë pasuri të patundshme, 2.3 milionë lekë likujditete bankare, automjete me vlerë 2.3 milionë lekë dhe kursime në cash prej 500 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar 2003-2017 janë 33.8 milionë lekë. Rreth 70 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni në prokurori dhe 15.4 për qind pagën e bashkëshortes.

Një zë jo i vogël në totalin e të ardhurave rrjedh nga llotot sportive, të cilat i kanë siguruar prokurorit Artur Selmani 10 mijë dollarë për vitet 2006, 2007 dhe 2008.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa diferenca negative mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Analiza evidentoi megjithatë si “flamuj të kuq” shumat e fituara nga prokurori Selmani në llotari sportive, rreth 10 mijë dollarë në tre vjet si dhe shitjen e një automjeti të blerë për 300 mijë lekë në vitin 2002 për një çmim prej 650 mijë lekësh në vitin 2010, shkruan BIRN.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME