Categories Kuriozitete, Teknologji

Studiuesi kinez pretendon se ka ndërruar gjenet e binjakeve të sapolindura

Studiuesi kinez, He Hiankui ka pretenduar se ka ndihmuar në ndryshimin e gjeneve të dy vajzave binjake të lindura këtë muaj, duke thënë se u ka ndryshuar atyre ADN-në, transmeton AP.

Në rast se vërtetohet, një mundësi e tillë do të shënojë hap thelbësor në shkencë dhe etikë. Një shkencëtar amerikan ka thënë se ka marrë pjesë në këtë proces në Kinë, mirëpo një ndryshim i tillë i gjeneve është i ndaluar në Shtetet e Bashkuara sepse ndërrimi i ADN-së mund të bartet në gjeneratat e ardhshme dhe rrezikon dëmtimin e gjeneve tjera.

Shumë shkencëtarë mendojnë se një gjë e tillë është shumë e pasigurt për ta provuar dhe disa prej tyre edhe kanë cilësuar raportimet kineze si eksperimente me njerëz.

Mirëpo studiuesi Jiankui nga Shenzhen ka thënë se qëllimi tij nuk ka qenë të që parandalojë apo shërojë ndonjë sëmundje, mirëpo që të shtojë një tipar që kanë pak njerëz, aftësinë për t’i rezistuar infektimit të mundshëm në të ardhmen me virusin HIV.

Ende askush nuk i ka konfirmuar në mënyrë të pavarur pretendimet e tij dhe ato as nuk janë prezantuar në ndonjë revistë shkencore, ku do të mund të analizoheshin nga ekspertë tjerë.

Ai i ka bërë të ditura të gjeturat e tij në Hong Kong, për një nga organizatorët e konferencës ndërkombëtare për ndryshimin e gjeneve që pritet të nisë të martën.

“Duket se kam përgjegjësi të madhe sepse kjo nuk është vetëm hera e parë por edhe shembull”, ka thënë ai për AP. “Shoqëria do të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen”, në aspektin e ndalimit apo lejimit të ndërhyrjeve të tilla. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME