Categories Lajme

Shpërthen në flakë gjatë ecjes një automjet në Berat, shpëton mrekullisht shoferi

Një mjet është përfshirë nga flakët duke qarkulluar në aksin mes Urës së Goricës dhe Urës së Varur në Berat.

Mjeti tip Volswagen Polo, me targa AA 031 FO, mësohet se është përfshirë papritur nga flakët e zjarrit, duke krijuar frikë dhe panik në qendër të qytetit.

Në momentin që mjeti u përfshi nga flakët në këtë aks kanë qenë duke qarkulluar shumë mjete të tjera, të cilat kanë ndaluar dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Forca të shumta zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre është bërë e mundur nxjerrja pa lëndime nga mjeti e drejtuesit të tij, që ishte i vetëm në makinë në momentin e zjarrit

Disa minuta më vonë janë lokalizuar flakët dhe është shuar zjarri, ndërkohë që qarkullimi në këtë zonë është paralizuar deri në shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit në mjet. Burime nga Reparti i Shpëtimit nga Zjarri Berat pohojnë se po punohet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit të papritur në mjetin tip Volswagen, që paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME