Categories Lajme, Politike

Berisha nga Vlora: Thirrja ime është të dalim nga kjo përgjumje, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë situatë

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e primareve për bashkinë Vlorë, Hysni Sharra.

Gjatë fjalës së tij shefi demokrat është shprehur se, kam ardhur sot tek ju, me bindjen më të thellë se të gjithë ne me një brengë të thellë shohim se si Vlora, Shqipëria pakësohen çdo ditë, javë, muaj para syve tanë.

Fjala e Berishës:

Kam ardhur sot me kënaqësi të veçantë, me bindjen më të thellë se takimi me ju, është takim njëkohësisht me përgjegjësinë e njerëzve të cilët në vetëdijen e tyre, shpirtin dhe formimin e tyre, janë të gatshëm dhe të vetëdijshëm se sot Vlora dhe Shqipëria kanë nevojë më shumë se kurrë në 80 vitet e fundit për ti dalë zot, shqiptaret dhe shqiptarët.

Kam ardhur sot tek ju, me bindjen më të thellë se të gjithë ne me një brengë të thellë shohim se si Vlora, Shqipëria pakësohen çdo ditë, javë, muaj para syve tanë. Se si Vlora kjo mrekulli e pa përsëritshme e natyrës, kjo trevë e njerëzve të fortë, trima të guximshëm, braktiset çdo javë, çdo muaj nga banorët e saj. Po këtë fat ka Shqipëria.

Në 8 vite 40 % e vlonjateve janë larguar nga Vlora, në 8 vite 35 % e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Po vazhduam kështu çdo të mbetet pas 8-16 viteve të ardhshme. Por cila do të jetë përgjegjësia jonë para vetes, fëmijëve tanë, por edhe para të gjithë atyre që u shkrinë, u sakrifikuan, që ne sot të jemi komb dhe të jemi këta që jemi sot të lirë.

Do të jetë e pafalshme. Thirrja ime është të dalim nga kjo përgjumje, thirrja ime është të ngrihemi, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë situatë. Vlora ka kapacitete edhe 5 herë më shumë se banorët e saj, po ta marrësh nga Sevasteri në Karaburun, Himarë, Novoselë dhe me radhë. Vlora në këtë territor ka çdo mrekulli që ka natyra. Por Vlora kërkon sot, rënkon sot, na fton ne sot të ndalim këtë rrokullisje.

Pse ne po rrokullisemi, çfarë ka ndodhur me ne, pse ne po ikim më shumë se sirianët që kanë vite në luftë në trevat e tyre, më shumë se afganët. Këtë vit ata që kaluan kanalin e Anglisë, me varka, të parët shqiptarët, të pestët ishin afganët. Pse kjo, sepse këtu është vendosur monizmi, është vendosur një sistem nga i cili ne në 50 vite vuajtëm më shumë se të tjerët.

Nuk është monizëm ideologjik, që zbatohet në kampe përqendrimi, por është monizëm që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen gjer në palcë të vlonjateve dhe qytetarëve shqiptarë nga ky regjim.

Lideri i opozitës theksoi se çdo vend mbron prodhimet bujqësore, përveç Shqipërisë, ku qeveria ka vendosur edhe sistem taksimi, duke bërë që fermeri shqiptar të pësojë goditje.

Kjo është një tjetër arsye, tha Berisha, pse Shqipëria po pakësohet me largimin e qytetarëve çdo ditë.

“Demokrate e demokratë e kemi një përgjegjësi të madhe ne dhe duhet ta njohim. Në rast se Edi Rama, në rast se kjo hajni mbi shqiptarët arriti këtu arriti, arriti edhe për fajin tonë, sepse bojkotuam zgjedhjet, i dorëzuam gjithë pushtetin. Atëherë në këmbë edhe për të korrigjuar gabimin tonë, edhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri edhë për të shpëtuar Vlorën dhe Shqipërinë. 

Kudo njeriu gjen politika shpopulluese. Shkoni në fshat, çfarë ndodh me fermerët tanë, falimentojnë njëri pas tjetrit. E bën ligjin për ti hequr taksat qumështit pluhur që vjen nga Serbia, fabrikat tona punojnë me qumësht pluhur, ne ushqehemi me qumësht pluhur, fermeri ynë ther lopën. Imputet bujqësore me çmime stratosferike. Nuk ja leverdis atij ta ushqejë lopën me bar, detyrohet ta therë. 

Çfarë jep për bujqësinë? Jep 1/6 e asaj që jep Kosova, e asaj që jep Maqedonia, jep 1/10 e Serbisë. Prandaj ne jemi këtu jo vetëm 2-3 fishimin e rrogave dhe pensioneve, por një politikë e cila do të subvencionojë  çdo prodhim të fermerëve, një politikë e cila do të gjashtëfishojë subvencionimet për fermerët. Pse mos po i falim ne? Jo, askush nuk fal, por është e faktuar se për të gjithë ato që duan të zhvillojnë vendin e vet, është e faktuar se ato e kthejnë veten disa herë. Prandaj dhe japin subvencion 6-7 herë më shumë se ne.

Kurse ky me Ballkanin e Hapur, hapi me ato mashtrimet e tij, historinë e kamionit 1200-1100 vite hapi kufijtë. Askush nuk i hap. Çdo vend mbron prodhimet e tij bujqësore, pa përjashtim, përveç Shqipërisë. Ka vendosur sistemin e taksimit në bujqësi. Zero në blerje, 20% në shitje, në kundërshtim me ligjin. Po kjo nuk ndodh, çdo prodhues, përpunues në bujqësi ka leverdi të marrë importin dhe të mos ua blejë fshatarëve tanë. Nuk ka më armiqësi se kjo ndaj tyre. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka, sepse ky vend, po pakësohet, po tretet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME