Categories Lajme

Studenti: Nesër bojkot kombëtar

Një student protestues deklaroi se dita e hënë nuk do të jetë vetëm një protestë studentore, por edhe bojkot kombëtar për kauzën e studentëve, duke ftuar edhe qytetarët që të bashkohen.

Studenti i prezantuar për mikrofonin e OraNews me emrin Dorian, tha se protesta edhe sot do të vazhdojë si të gjithë ditët e tjera dhe do të jetë paqësore.

Sipas tij, fryma e lirisë është ajo që dominon mbi gjithçka në protestën e studentëve.

“Ne nuk cenojmë asnjë njeri. Është e drejta e fjalës, por ne nuk duam që fjalimet këtu të jenë me ngjyrime politike. Ne duam vetëm thirrje për kauzën tonë. Unë do ta quaja protestë kombëtare, por do ta quaja edhe bojkot kombëtar. Gjithë shqiptarët duhet ta kuptojmë se kur studentët hasin probleme në arsim, imagjino ç’ndodh në fusha të tjera. Prandaj, ftoj nesër çdo qytetar, çdo prind, çdo student që e ndjen veten pjesë të kësaj kauze të na bashkohen”, – tha ai.

Doriani mendon se çdo ditë e më tepër qytetarët po ndërgjegjësohen për kauzën e studentëve, duke e konsideruar atë një prioritet kombëtar.

“Ka qytetarë që nëpërmjet kauzës tonë, shprehin edhe kauzat e tjera. Ndaj, nesër duhet të jemi sa më shumë në bojkot kombëtar se sa në protestë kombëtare”,- u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME