Categories Lajme

Subvencione, MBZHR lehtëson masat edhe për peshkimin

Ministria e Bujqësisë ka ndryshuar udhëzimin aktual për administrimin e fondeve ne bujqësi, duke shtyrë deri më 31 korrik afatin për dorëzimin e dokumentacioneve, që i jep më shumë kohë fermerëve aplikantë për subvencione në bujqësi.

MBZHR, bën të ditur se, një lehtësi është bërë sa i takon edhe masës mbështetëse për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit. Tashmë nuk do të jetë me detyrim që aplikuesi të jetë pronar i anijes, pasi jepet mundësia që subjekti mund të jetë edhe  posedues sipas kontratave noteriale me pronarin, me afat jo më pak se 5 vite nga lidhja e kontratës me AZHBR-në.

Në rastin e posedimit me kontratë, aplikanti duhet të jetë i përcaktuar në lejen e peshkimit.

Po ashtu edhe për këtë masë ka shtyrje afatesh me një muaj në nxjerrjen e dokumenteve të anijes.

Konkretisht, në udhëzim thuhet se, “referuar tavaneve të financimit, AZHBR-ja njofton aplikantët e renditur mbi vijën e financimit dhe që do të kryejnë riparimet e anijeve në Republikën e Shqipërisë, për nxjerrjen në dokumenteve të anijes jo më vonë se 31 gusht 2023, në mënyrë që të vijohet me realizimin e kontrollit para lidhjes së kontratës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME