Categories Lajme

Supervullkani i Napolit po zgjohet

Një punë e re kërkimore tregon se një vullkan pranë Napolit të Itali, mund të jetë në fazat e para të një shpërthimi masiv, që mund të ndryshojë krejtësisht pamjen e zonës.

Në studimin i publikuar gjatë kësaj jave në Science Advances, shkencëtarët zbuluan se magma nën vullkanin Campi Flegrei mund të jetë duke u formuar dalëngadalë drejt një shpërthimi masiv, të madh aq sa për të shkaktuar dëme domethënëse për zonën.

Kjo zonë e madhe vullkanike në Perëndim të Napolit, që ka 24 kraterë vullkanikë, Campi Flegrei përgjatë 60 mijë viteve të fundit ka pasur disa shpërthime të vogla.

Grupi i ekspertëve ekzaminoi 23 shpërthime të Campi Flegrei në të shkuarën dhe krijuan një model kompjuterik për të simuluar këto shpërthime. I fundit ndodhi në vitin 1538, zgjati 8 ditë dhe ishte kaq i fuqishëm sa krijoi Monte Nuovo.

Dy ngjarjet më të mëdha ishte shpërthimi që ndodhi 39 mijë vjet më parë dhe përhapi hi vullkanik në një sipërfaqe prej 3.7 milionë kilometrash dhe një tjetër, i ndodhur rreth 15 mijë vjet më parë.

Pasi kryen analizat kimike të gurëve, mineraleve dhe copave të xhamit nga këto shpërthime, shkencëtarët dolën në përfundimin se magma e Campi Flegrei mund të jetë duke hyrë në një fazë të re grumbullimit, që zakonisht ndodh përpara një shpërthimi.

Qoftë një shpërthim i vogël, sipas ekspertëve do të vinte në rrezik 1.5 milion personat që jetojnë brenda kufijve të kompleksit vullkanik.

Megjithatë, lajmi i mirë është që nga të dhënat e shkencëtarëve rezulton se kjo nuk do të ndodhë tani për tani. Shpërthimet vullkanike të këtij lloji duan me mijëra vite që të zhvillohen dhe nuk ka asnjë mënyrë që vullkanologët të parashikojnë se kur mund të ndodhë, apo edhe nëse një shpërthim do të ndodhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME