Një person mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pisa të Italisë. Sipas të dhënave të para në mediat italiane ngjarja ndodhi në Sasso Pisano, pjesë e komunës së Castelnuovo di Val di Cecina. Mësohet se të shtënat ndodhën në rrugë, mes një grupi shqiptarësh, megjithatë rrethanat e ngjarjes momentalisht nuk janë të qarta. Edhe identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.
Zona ku ndodhi ngjarja mbrëmjen e së enjtes është rrethuar nga karabinierët, të cilët po hetojnë rastin. Hetuesit shprehen se autorët janë tashmë në arrati.
