Categories Lajme

U kapën me 200 mijë Paund drogë, katër shqiptarët e pësojnë keq nga gjykata në britani

Një bandë shqiptarësh janë dënuar me burg për shpërndarje droge. Ata operacionin në Essex-in jugor dhe gjatë një aksioni policor u kapën me kokainë dhe kanabis me vlerë 200 mijë Paund, një sasi parash cash dhe një armë zjarri.

Aksioni i policisë u shtri në disa adresa të ndryshme në Basildon më 27 Korrik të vitit të kaluar. Banda njihej me emrin “Shqiptarët”.

4 persona ranë në pranga. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Mario Corrit, Alfonc Palajt, Dennis Hojit dhe Klodjan Docit iu gjetën 1.4 kilogramë kokainë dhe 22 kilogramë kanabis.

Të martën, 27-vjeçari Corri u dënua me 11 vite e 4 muaj burg, ndërsa 23-vjeçari Palaj, me 5 vite e 10 muaj heqje lirie. Në Shtator gjykata dha dënimet për Docin dhe Dennis Hojin, i pari me 3 vite e 3 muaj burg ndërsa i dyti me 3 vjet e 5 muaj burg.

“Kjo bandë mbushi Basildon me drogë të klasit A. Droga është një plagë për shoqërinë, duke shkatërruar jetë dhe komunitete. Aty ku shitet drogë, shpesh ka dhunë dhe shfrytëzim i njerëzve të pambrojtur. Ne do të vazhdojmë punën që të vendosim pas hekurave të burgut dhe të largojmë helmin që ata hedhin në rrugë”, u shpreh një oficer policie i cili udhëhoqi hetimin.

Agjentët e policisë ishin vënë në ndjekje të grupit pas sekuestrimit të një celulari si pjesë e hetimit të një çështje tjetër. Aty u gjet lidhja dhe bisedat ku flitej për një shitje droge.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME