Categories Lajme

U shkarkua si Sekretari i Përgjithshëm i PS, reagon Gjiknuri: Nuk ndihem i braktisur nga Rama

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi se është akuzuar gjithmonë, ndërsa shtoi se jeta e kishte mësuar që t’i bënte ballë të papriturave.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse ndihej i tradhtuar nga Rama për shkarkimin si Sekretari i Përgjithshëm, dhe nëse e kishte lënë atë përballë drejtësisë, Gjiknuri tha se nuk ndihej i braktisur dhe se e fundin e diçkaje e sheh si fillimin e diçkaje të re.

“Befasia për disa dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk duhet të përbëjë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime.

Pas çdo procesi zgjedhor ne i ushtrohemi një procesi analize. Nuk e quaj në ato terma që ju thoni. Për mua fundi i diçkaje është fillimi i një gjëje të re. Unë jam akuzuar gjithmonë pasi kam mbajtur pozicione kyçe.

Nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza të karakterit politik. Ka vetëm një drejtësi që i gjykon, dhe jo opinioni publik krijuar nga vatra të ndryshme politike. Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me kreun e partisë, është marrëdhënie e qëndrueshme pune. Sa më pozicione të larta te kesh, aq më tepër edhe do sulmohet”, deklaroi Gjiknuri.

Sa kaq ai u pyet edhe nëse është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

“Hetimi ka vite që ka nisur, nuk më kanë thirrur ndonjëherë, nëse do më thërrasin natyrshëm do të jap shpjegim. Roli i ministrit të energjisë ka qenë periferik… E them me bindje se ato vepra janë të gabuara. Ato vepra janë në dobi të publikut, të qytetarëve. Sot në Elbasan ka një vepër që prodhon energji. Vendimet duhen para në kontekst të gjerë. Nuk ndihem i keqardhur.

Jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme. Më pëlqen që ta shoh veten në pozicione prej 360 gradë.

Nuk kam dijeni se ka hetim për pasurinë time nga SPAK, por ato janë të deklaruara dhe unë jam kontrolluar tre herë nga inspektorati i lartë. Lidhur me udhëtimet që përmendet ju, ato dy episode që nuk kanë lidhje fare dhe janë para se të zhvillohej procedura nga ministria ime, janë udhëtime zyrtare, por të njohësh dikë nuk të bën të fajshëm”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME