Categories Lajme

VIDEO\ Kryetari i PD, Sali Berisha mbledhje me shtabin, Vlorë

Lideri demokrat, Sali Berisha nga Vlora ka theksuar se “ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e vlerave tradicionale, e taksave të ulëta, parti e familjes dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar”.

Lideri i opozitës tha se ky vend nuk ka asnjë motiv për t’u braktisur.

“Ky vend braktiset se është në monizëm, monizmat janë pushtime, monizmi është pushim i brendshëm“, theksoi kryedemokrati.

Fjala e Berishës:

Vetëkuptohet ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e vlerave tradicionale, e taksave të ulëta, parti e familjes dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Ne besojmë se vokacioni perëndimore i yni është  një nga trashëgimitë më të çmuara që rilindasit lanë për kombin tonë.

Familja është themeli i ekzistencës së një kombi dhe ne do të punojmë shumë për konsolidimin e saj. Ju siguroj se nesër në pushtet, PD-ja do të ketë një program që se ka pasur kurrë më parë për konsolidimin e familjes shqiptare, mbrojtjen e saj.

Do të bëjmë gjithçka për iniciativën e lirë, duke çliruar çdo barrë fiskale, maksimumin e mundshëm dua të them, dhe të kthejmë, të japim një kthesë të madhe vendit.

Ky vend nuk ka asnjë motiv për tu braktisur. Ky vend braktiset se është në monizëm, monizmat janë pushtime, monizmi është pushim i brendshëm. Po ta përkthesh ndryshe, çdp monizëm cilido qoftë ai, qoftë teologjik, teokratik, mobokraci quhet kjo, monizmi i bandave dhe i krimit, drogës dhe vjedhjes, korrupsionit. Të gjitha këto janë forma të cilat vetëm sa mjerojnë dhe shkretojnë shoqërinë dhe kombet.

Ne këtë kontekst jemi misionarë. Pra ne nuk kemi vetëm zgjedhje, siç ka një forcë tjetër politike, por ne kemi një mision në këto zgjedhje për të çliruar vendin nga ky monizëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME