Categories Lajme

VIDEO/ Me dronë e radar, Policia masa shtesë gjatë fundjavës në Bypassin e Vlorës, shpejtësia nga 130 km/h deri në 177 km/h

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore vendore vijon monitorimin e  qarkullimit të automjeteve në Bypass, në autostradën Vlorë-Levan dhe anasjelltas, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor në dëm të sigurisë së jetës.

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare, veçanërisht në fundjavë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka marrë masa shtesë, duke monitoruar trafikun me dronë e radarë.

Si rezultat i monitorimit me dronë në Bypass, gjatë ditës së sotme janë evidentuar 53 drejtues automjetesh që kryenin parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili. Po gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 25.000 lekë të rinj secili, 11 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit në Bypass.

Nga monitorimi me radar në Bypass janë evidentuar 31 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, të cilët janë ndëshkuar me masë adminstrative nga 6.000 deri në 12.000 lek të rinj, pa masë plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit.

Në autostradën Vlorë-Levan-Vlorë janë konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri në 177 km/h, shpejtësi që në fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve ishin rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 18 leje drejtimi, me afate që variojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj, bashkë me masa administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi, pa saksionin pezullim i lejes së drejtimit.

Njëkohësisht, po për shpejtësi që varionte nga 150 km/h deri në 170 km/h, janë vendosur edhe 9 masa administrative 40.000 lek të rinj, pasi drejtuesit e automjeteve që u konstatuan në shkelje, ishin rezident në një shtet tjetër.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME