BotaLajme

Video\ Pink e surprizon në mënyrën më të bukur fansen që vuan nga kanceri

Këngëtarja me famë botërore, Pink ka bërë një gjest të ëmbël ndaj një fanseje të saj të sëmurë. Dëshira e vetme e Diane Berberian, e cila vuan nga kanceri ishte të zhvillonte një bisedë me super yllin e muzikës.  Dhe Pink, e njohur gjithmonë si një personazh karizmatik, nuk do ta privonte Dianën nga dëshira e saj. Diane foli me këngëtaren në Zoom për rreth 30 minuta dhe më pas ndau një pjesë nga biseda në Facebook.

Berberian e quajti vendimin e Pink për të folur me të “një akt të bukur mirësie”, duke u shprehur se ishte emocionuar kur mësoi se do të flisnin së bashku.

“Ti ma rregullove ditën. Unë as nuk e di se çfarë është në listën time tani, sepse ju ishit deri tani në krye të kësaj. Shumica e ditëve të mia nisin me këngën e ditës dhe zakonisht është një këngë e Pink. Kur unë garoj, është gjithmonë një këngë e Pink.”, tha ajo. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close