Categories Lajme

Video/ Policia i mësyn në ‘shtëpinë e barit’, i riu shqiptar tenton të arratiset

Bastisja nga policia e një shtëpie ku kultivohej kanabis në Oksford të Britanisë së Madhe, ka çuar pas hekurave një 21-vjeçar shqiptar.

Mediat në ishull raportojnë se Armond Lika ishte “fermeri” që u arrestua brenda fermës së kanabisit, e cila u zbulua në Blackbird Leys.

Policia mësyu në banesën ku ndodhej i riu shqiptar gjatë një operacioni mbarëkombëtar njëmujor ndaj bandave të organizuara që kultivojnë drogën e klasit B në Britani.

Në videon e postuar në llogarinë në X (ish-Twitter) të policisë së Luginës së Thames, tregon oficerët duke goditur derën kryesore të banesës me forcë, ndërsa Armond Lika shihet duke tentuar për t’u arratisur nga “shtëpia e barit”.

Të martën Gjykata e Kurorës në Oksford vendosi të dënoj Likën me 8 muaj burg, ndërsa prokurori bëri me dije se rreth 80 bimë u gjetën në shtëpinë e konvertuar në fermë kanabisi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME