Categories Lajme

VIDEO/ Rrëshqet lartësia dhe bie mbi shkëmbinj tek “Shpella e Piratëve” turisti 19-vjeçar në Dhërmi, detajet e para

Një 19-vjecar i cili kishte rënë nga lartësia e një shkëmbi te “Shpella e Piratëve” në Dhërmi, është shpëtuar falë ndihmës së uniformave blu. Më pas ai është transportuar për në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Ra nga lartësia e një shkëmbi të vendit të quajtur “Shpella e Piratëve”, mbi gurë dhe mbi shkëmbinj të tjerë, shërbimet e SPK Dhërmi shpëtojnë 19-vjeçarin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas 19 vjeç, kishte rënë nga një shkëmb i zonës së quajtur “Shpella e Piratëve”, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, me njësi nga toka dhe nga deti, të pajisura me 2 mjete lundruese dhe të asistuara nga shërbime mjekësore, kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar, me qëllim ofrimin e ndihmës për 19-vjeçarin.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të specializuara, 19-vjeçari u nxorr nga një terren shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurë. Këtij shtetasi iu ofrua asistencë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas, u transportua në spital, për të marrë asistencë më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME