Categories Lajme

Video/Tapë në timon me shpejtësi 170 km/h, kapen 21 drejtues automjetesh në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë një bilanc të aksioneve të fundjavës. Sipas nje noftimi të bërë publik gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe me mjete në patrullim, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe kontrollin e akseve rrugore duke verifikuar problematikën që krijohet nga kushtet atmosferike me qëllim adresimin e mangësive entit pronar të rrugës.

Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ja njoftimi i plotë i polcisë:

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në
të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe me mjete në patrullim, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe kontrollin e akseve rrugore duke verifikuar problematikën që krijohet nga kushtet atmosferike me qëllim adresimin e mangësive entit pronar të rrugës.

Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë:

• 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.

• 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• 23 leje drejtimi te pezulluara, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

• 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.

• 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera.

• Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME