Categories Lajme

VIDEO\ Vlora, një nga qytetet e preferuara të turistëve të huaj: Plazhe të bukura dhe njerëz të dashur

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” përshtypjet e turistëve të huaj për udhëtimin e tyre në Vlorë.

MIRËMËNGJES 😊
dhe me përshtypjet nga Vlora, e cila këtë verë po pret turistë nga e gjithë Europa, të befasuar prej mikpritjes, detit, por edhe plazheve sekrete të zbuluara gjatë udhëtimeve magjike me anije, ju uroj një ditë të mbarë🙏

Rama shkruan se Vlora këtë verë po pret turistë nga e gjithë Europa teksa shton se të gjithë janë të befasuar prej mikëpritjes, detit, por edhe plazheve sekrete të zbuluara gjatë udhëtimeve me anije.

“Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Erdhëm një natë më parë dhe është me të vërtetë një vend i bukur me njerëz shumë të dashur. Gjatë mbrëmjes gjallërohet dhe na pëlqen shumë.”

“Këtu në Vlorë është shumë bukur. Bëmë një udhëtim me anije turistike dhe pamë plazhe shumë të bukura dhe pse sot është shumë vapë. Njerëzit ishin gjithë kohës duke kërcyer në anije të gjithë po argëtoheshin.”

“Unë jam Simone dhe jam nga Austria. Kemi ardhur këtu prej 2 ditësh. Është shumë nxehtë, por shumë bukur dhe ne me të vërtetë e shijuam dhe u kënaqëm gjatë udhëtimit me varkë. Ishte shumë argëtues, ishtge shumë bukur.”

“Kemi ardhur para 2 ditësh në Shqipëri. Morëm avionin  nga Bergamo dhe një makinë me qira në Tiranë. Jemi në këtë plazh të bukur. Mikëpritja e shqiptarëve ka qenë e shkëlqyer, po ndihemi shumë mirë. Udhëtimin tonë do ta vazhdojmë duke zbritur drejt jugut duke shkuar në Ksamil, më pas në Berat dhe pastaj do të shkojmë në Tiranë ku do të qëndropjmë edhe 4-5 ditë të tjera dhe udhëtimi jonë do të përfundojë këtu.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME