Categories Lajme

Vlorë/ Formohet një grup i veçantë pune për tregtimin ilegal të lëndëve plasëse gjatë festave

Prefekti i Qarkut Vlorë formon Grup Pune të vecantë me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve nga keqpërdorimi i lëndëve piroteknike të kategorisë së tre-të të cilat ndalohen me ligj.

Deklaratë për Media
Prefekti i Qarkut Vlorë ka ngritur Grupin e Punës për ruatjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve nga keqpërdorimi i lëndëve piroteknike të kategorisë së 3-të të cilat ndalohen me ligj. Bazuar në ligjin nr. 9126, datë 29.07.2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në funksion të eksperiencës së viteve të shkuara, Prefekti i Qarkut ngriti grupin e punës i cili do të bëjë monitorimin dhe verifikimin e drejtëpërdrejtë në terren për parandalimin e tregëtimit dhe përdorimin e të gjtiha lëndëve plasëse dhe piroteknike të cilat janë të dëmshme për qytetarët.

Lidhur me mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve bëjmë me dije të gjithë tregëtarët e vegjël dhe të mëdhenj të mos tregëtojnë lëndë plasëse piroteknike të kategorisë së 3-të me përmbajtje të vecantë të paracaktuara me ligj pasi do të bëhet sekuestrimi i tyre, nga institucionet përkatëse.
Njëkohësisht dëshirojmë të theksojmë se cilido qytetar i cili përdor këto lloj lëndësh plasëse do të ndalohet nga policia dhe do të procedohet bazuar në legjislacionin shqiptar për veprimin përkatës.

Festat janë më të bukura nëse shoqërohen me siguri, rend dhe qetësi, për të shmangur dëmtime të shendetit të të gjithë qytetarëve, ndotjen akustike dhe ndotjen në mjedis.

Grupi i punës do të zhvillojë aksionin në terren cdo ditë, gjatë gjithë sezonit të festave, ndaj dëshirojmë që bashkëpunimi ynë me bizneset dhe qytetarët të jetë sa më i ngushtë për të patur festa të gëzuara.
Bëhuni bashkëpunëtor të rendit dhe sigurisë duke denoncuar cdo rast në kohën e duhur, pranë Policisë së Shtetit me qëllimin e mirë të shmangies së ngjarjeve që askush nuk i dëshiron.

Hedhja e fishekzjarreve do të realizohet nga institucioni i Bashkisë Vlorë, duke respektuar parametrat e sigurisë në distancë, për të siguruar një spektakël të mirëfilltë pa dëmtime dhe pa aksidente.

Festat janë të gëzuara kur ofrojnë siguri, rend dhe qetësi!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME