Categories Lajme

Vlorë, ‘O ma hape derën’, fjalët e fundit të djalit nga Vlora Shkëlzen Velajt… Shoqërohen 4 persona

Për fqinjët dhe banorët e pallatit në lagjen  ’24 maji’ në Vlorë, Shkëlzen Velaj ishte një person i urtë pa probleme, madje kishte ndihmuar edhe në shtrimin e rrugës së lagjes me shpenzimet e tij.

Fqinjët flasin për mediat pas ngjares së rëndë duke thënë se 42-vjeçari jetonte vetëm më të ëmën dhe para a tentatit, ai i kishte thirrur të ëmës ‘hape derën’, por kur ajo e kishte hapur kishte gjetur të birin të lyer në g jak në tokë.

“Djali i kishte thënë  hape dere, sa vajti ajo për ta hapur e gjeti djalin të v rarë. Të ëmën e mori policia dhe për vd ekjen i kanë thënë pas orës  2:30 të natës”, tha një nga fqinjët e 42-vjeçarit që u v ra në derën e shtëpisë.

“Këtu për pallatin djali nuk kishte fare probleme, madje ka paguar lekë që ka shtruar rrugën në lagje dhe për ne ishte një njeri shumë i rregull. Grua më të mirë në botë se e ëma e tij nuk gjen në botë.

Është një f atkeqësi shumë e madhe”, tha një tjetër banor Shkëlzen Velaj e kishte p ikasur që atë po e ndiqnin pasi sapo mbërrit në banesë e la makinën ndezur dhe iku me vrap drejt shtëpisë, por autorët e kanë ndjekur duke e q ëlluar me b reshëri kallashnikovi në katin e 5-të.

Policia e Vlorës ka shoqëruar në polici 4 persona, në kuadër të ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku mbeti i v dekur Shkëlzen Velaj.

Mësohet se blutë po h etojnë në pistën e h akmarrjes në ngjarje të vjetra. Ndërsa janë ngritur dhe pika postblloqe për kapjen e autorëve, pikërisht në Vlorë, Orikum, autostradën Vlorë-Fier, madje edhe në Elbasan.

V iktima mbeti i v rarë në orët e para të ditës së sotme, ku iu bë pritë në shtëpinë e tij. Blutë dyshojnë se v iktima ka kuptuar se po e ndjekin dhe ka vrapuar për tu futur në banesë, por nuk i ka shpëtuar v dekjes.

Po ashtu, mësohet se v iktima është vëllai i Ardi Velajt, nga “Masakra e Çoles”, që ka ndodhur 6 vite më parë në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME