Categories Lajme

Vodhi 500 mijë euro nëpërmjet skemave mashtruese me Bitcoin, 28-vjeçari shqiptar ngre në këmbë policinë evropiane dhe atë shqiptare

Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ekip ndërkombëtar hetimi për zbulimin e një rrjeti mashtruesish kompjuterikë që sipas të dhënave të deleguara nga drejtësia austriake është faktuar se kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro. Burime të besueshme pranë prokurorisë i thanë TCH se në këtë skemë ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar i moshës 28 vjeç, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet.

Hetuesit po kërkojnë hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe se ai ka rol për pagimin e domainëve, website dhe infrastrukturës së IT. Burimet shpjegojnë se të huajt njoftojnë prokurorinë se këto dy faqe interneti që prezantohen si cripto markete, përmes një përfaqësimi on line rrëmbejnë besimin e viktimave të tyre duke ju premtuar tregti me aksionet dhe valutat e kriptuara.

Sapo shënjestra regjistrohej ne platforme duke dhënë identitetin dhe numrin e telefonit, autorët e kontaktojnë qytetarin duke i sugjeruar investim ne sasi te vogla me premtimin se ndërmjetësi do realizoje një investim te madh te valutave. Qëllimi i grumbullimit te të dhënave sipas asaj që është faktuar deri më tani është se përdoruesit këmbejnë monedha të kriptuara si bitcoin dhe se pas çdo shkëmbimi atij i premtohen shuma më të mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME