Categories Lajme

Vrasja e 19-vjeçarit në Greqi, burgim përjetë për 7 nga 12 të akuzuarit, 3 shqiptarë

Gjykata e Selanikut ka dënuar me burgim të përjetshëm 7 nga 12 të akuzuarit për vrasjen mizore të 19-vjeçarit Alkis Kampanos dhe plagosjen e dy miqve të tij, gjatë sulmit të tifozëve që tronditi kombin Panhelen në shkurt 2022.

Pesë personat e tjerë janë dënuar me nga 15 vite burg, sipas medieve fqinje.

Pasi dëgjuan dënimet, miqtë dhe të afërmit e Alkisit shpëerthyen në duartrokitje dhe bërtisnin “vrasës, kalbuni në burg”.

Kujtojmë se në seancën e kaluar gjykata i shpalli fajtorë të dymbëdhjetë të pandehurit, shtatë autorë dhe pesë bashkëpunëtorë në vrasje.

4 të dënuarit me origjinë shqiptare janë Aleksandro Gega, Gerald Kambo, Roxhers Demirazi dhe Afskendos Çarçiu.

Për tre prej tyre Gjykata vendosi burgim të përjetshëm.

Në të njëjtën kohë, të pandehurve iu ndalua për 5 vite ndjekja e të gjitha ndeshjeve të PAOK-ut në të gjitha sportet. Apelimet gjithashtu nuk do të kenë fuqi pezulluese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME