Categories Lajme

Vrasja e Briken Sanajt tek ‘Kodra e diellit’, kapet në Pejë njëri prej autorëve të dyshuar

Arrestohet në Kosovë një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Briken Sanajt.

Gjelosh Krasniqi, i dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e 30 tetorit 2022 te “Kodrën e Diellit” në Tiranë, është arrestuar të martën mbrëma në Pejë.

Po ashtu, është arrestuar edhe personi i cili e kishte ndihmuar që të strehohej në një fshat të Pejës.

Si ndodhi vrasja
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

Itinerari që ndoqën autorët
Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.

Plagosja në vitin 2012
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME