Categories Lajme

Vrasja e Liridona Murselit, flet vëllai i të dyshuarit të tretë: Jemi të shokuar!

Numri i të arrestuarve në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit shkoi në 3 mbrëmjen e së premtes.

Pas arrestimit të bashkëshortit të saj Naim Murselit si porositës i krimit dhe Granit Plavës, në rolin e ekzekutorit, në pranga ra edhe Kushtrim Kokalla.

Ky është pjesëtar i FSK-së dhe nip i Naim Murselit. Kokalla dyshohet të bashkëpunuar me Murselin dhe ekzekutorin.

Lidhur me arrestimin e tij, ka reaguar vëllai i Kushtrimit, Kanon Kokalla, i cili është efektiv i Policisë së Kosovës.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”, tha Kokolla për mediat në Kosovë.

Sipas tij, Kushtrimi ka qenë  shumë i lidhur me viktimën. Më tej ai u shpreh se të gjithë janë të shokuar.

“Vallaj nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!”.

“Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po na duket si ëndërr e s’po mundemi me besu.

Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send”, ka thënë Kanon Kokolla.

Në lidhje me rastin policia e Kosovës ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krim.

Liridona Murseli u vra të mërkurën mbrëma, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët e saj drejt shtëpisë në Prishtinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME