Categories Lajme

E sëmura me probleme të shëndetit mendor humb kempin, nuk kishte para të paraqitej në Tiranë

Emisioni Fiks Fare solli rastin e Valbona Vasiu nga fshati Savër i Lushnjes, e cila ankohet se motrës së saj me probleme të shëndetit mendor i kanë hequr kempin.

Kjo ka ndodhur sepse i është kërkuar të bëjnë një konsultë në Tiranë, por që Valbona e nuk e ka çuar dot motrën e sëmurë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Gjashtë pjestarë të familjes së saj po jetojnë vetëm me 90 mijë lekë të vjetra në muaj dhe me ushqimet që i falin njerëzit.

Motra e saj e sëmurë Mimoza Dashi, ka marrë kemp prej vitesh, por i është hequr nga zyrat e kempit të Lushnjës, pasi nuk ka mundur që të bëjë një konsultë tek mjeku në Tiranë. “Nuk kishim para të shkonin në Tiranë”– shprehet Valbona.

Shtëpia se ku jeton kjo familje është e shkatërruar dhe se çdo gjë që ata kishin në shtëpi ua kishin falur. Valbona e ka të pamundur të punojë pasi motra e saj kërkon shërbim gjatë gjithë kohës. Ajo thotë se sëmundja e ka bërë të pavetëdijshme dhe se mund të largohet nga shtëpia sa hap e mbyll sytë.

Valbona kërkon nga emisioni Fiks Fare ndihmë për të rifituar kempin e motrës dhe një përkrahje ekonomike, pasi gjendja e saj është e rënduar.

Fiksi u interesua në Bashkinë e Lushnjës pranë zyrave të shërbimit social, ku thanë se ata do të shikojnë menjëherë rastin e motrës së Valbona Vasiut, ku do të mundësojnë konsultën e saj dhe do e ndihmojnë që të rifitojë përsëri kempin dhe të gjitha shpenzimet do mbulohen nga vetë ata.

Gjithashtu ata thanë se do i jepet një pjesë e parave të kempit për muajt që i janë hequr. Përsa i përket ndihmës ekonomike Valbonës i thanë të drejtohej në Njësia Administrative nr.5.

Administratorja e zonës, Lida Mezini, tha për Fiksin se nga Njësia Administrative nr.5, janë dhënë ndihma për familje në nevojë në pakot ushqimore.

Përsa i përket ndihmës ekonokmike Valbona nuk e përfiton atë pasi shkelet një kriter, se djali i saj minoren shkon e vjen jashtë shtetit. Me pak fjalë sipas Njësisë administrative djali sjell të ardhura në familje ndaj nuk mund të përfitojnë ndihmën ekonomike. Ndërkohë që nga ana tjetër Valbona mohon që djali i saj të ketë dalë jashtë kufinjve pasi është vetëm 17-vjeç dhe në shkollë./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME