Categories Lajme

Vrasja e Nikulajt, Britania refuzon të prangosë Harry Simpson: S’jemi të bindur për rolin e tij në krim

Gjykata në Britaninë e Maadhe refuzon të arrestojë një nga personat e shpallur në kërkim nga Shqipëria lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se shtetasi Harry Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë patur rol në ekzekutim.

Këtë të premte, katërshja e arrestuar dolën para Gjykatës së Specializuar për ekstradimet me disa kërkesa.

Përkatësisht Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkuan lirinë me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Por nga ana tjetër, organi i akuzës në Britaninë e Madhe kërkon të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në ekstradimin e tyre për t’u përballur me drejtësinë shqiptare. Nga ana e gjykatës londineze, nuk ka ende informacion mbi vendimmarrjen e saj për këtë çështje.

Për ngjarjen e mesditës së 19 prillit në resortin “Koral”, mbetet në kërkim Ruben Saraiva, shtetasi portugez që për autoritetet shqiptare, është ekzekutori i Nikulajt. Për të ka dyshime se vijon të jetë në Greqi pasi nuk ka asnjë dalje jashtë shtetit fqinj të regjistruar në sistemin e pikave doganore me ndonjë shtet tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME