Categories Lajme

Vrau kunatën, më pas veten/ Migena dhe bashkëshorti i saj nuk komunikonin me autorin …

Gëzim Sinani, babai i 44- vjeçarit Roland Sinani që vrau kunatën e më pas veten, tha për mediat se ai vetë nuk e ka lëvizur armën, e madje nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një armë. “Absolutisht jo, unë jam i vjetër, kam bërë ushtri, kam bërë edhe zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë, nuk mund të lëvizja armën. S’e dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza”, tha babai i Roland Sinanit. Më herët, është thënë se Roland Sinani ka qenë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje. Arma e krimit u gjet disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit, i cili mësohet se vuan nga skleroza.

Nëna e autorit

Në shtëpinë e prindërve të 37-vjeçares Migena Sinani (Kodra), e vrarë nga kunati Roland Sinani, janë hapur dyert e mortit. Të afërmit e viktimës kanë treguar për mediat se prej kohësh Migena me të shoqin nuk komunikonin me autorin prej problemeve të shëndetit mendor. Hetuesit po presin ekspertizën e armës së krimit për të kuptuar se kush e dërgoi atë prapa shtëpisë, ndërkohë që pritet marrja e dëshmisë së të gjithë familjarëve të të dy palëve për të hedhur dritë mbi konfliktin që gjeneroi me vrasjen e një të reje me fëmijën në gji!

Burrë e grua mësohet se punonin në një shtëpi të vogël botuese në Tiranë dhe ishin prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ku kjo e fundit ka qenë në gjumë me nënën e saj, kur xhaxhai ka hyrë në dhomën e gjumit dhe i ka marrë jetën kunatës. Migena Sinani (Kodra), 37 vjeçe dhe Erjon Sinani, 45 vjeç, kishin vite që nuk flisnin me Rolandin, pasi ky i fundit jo pak herë i kishte kërcënuar, por ata nuk kishin mundur të dilnin nga banesa e për pasojë kishin jetuar të gjithë nën një çati, fakt ky që nuk i lejoi ta evitonin ngjarjen e rëndë që i mori jetën Migenës në gjumë bashkë me vajzën e saj vetëm 2 vjeç. Sipas të dhënave, bashkëshorti punonte edhe si taksist orëve të natës në Tiranë dhe madje u tha se ka qenë në punë në momentin kur Rolandi ka marrë armën dhe i ka vrarë bashkëshorten. Ai është telefonuar rreth orës 4 të mëngjesit dhe i është thënë se Migenën e kishin vrarë! Në familjen e Migenës në Lundër janë hapur dyert e mortit. Ndërsa familjarët e Migenës, kanë bërë me dije se prej disa kohësh çifti i bashkëshortëve nuk fliste me Rolandin, edhe pse jetonin në të njëjtën banesë, për shkak të konflikteve që sillte prej problemeve me shëndetin mendor. Familjarët e Rolandit, përfshirë të vëllain, Erjonin, dhe prindërit Gëzim dhe Ikbale Sinani, u thanë hetuesve se gjendja psikologjike e tij në ditët e fundit ishte rënduar së tepërmi, nuk duronte më as zhurmat dhe të qarat e fëmijëve nëpër shtëpi. Hetuesit dyshojnë se e qara e vajzës së vogël 2-vjeçare, e cila në ditët e fundit ka qenë e sëmurë dhe me temperaturë, të ketë çuar 44-vjeçarin për të ndërmarrë aktin tragjik.

Dëshmi në polici

“Jam zgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës dhe kam parë Rolandin të shtrirë në divanin e korridorit. I kërkova që të shkonte të flinte në dhomë. Pas kësaj, jam shtrirë sërish dhe kur gati po më merrte gjumi kam dëgjuar një të shtënë arme dhe kam dalë me shpejtësi në korridor. Aty pashë Rolandin që më tha “E vrava!”. Kam hyrë në dhomën e nuses dhe kam marrë vajzën që ishte në krevat dhe kam njoftuar bashkëshortin. Pas dy minutash, është dëgjuar një tjetër e shtënë arme. Në oborrin e shtëpisë Rolandi kishte vrarë veten”, ka thënë nëna e Rolandit, Ikbale Sinani. Në pyetje është marrë edhe Gëzim Sinani, babai i Rolandit. Burri ka qenë kontradiktor në përgjigje, por hetuesit dyshojnë se kjo ka ndodhur për shkak se vuan nga skleroza. Gjithsesi, janë në pritje të ekspertizës për të parë nëse pistoleta që u gjet pas shtëpisë është çuar aty pas ngjarjes nga kryefamiljari ose jo. Dy të moshuarit u thanë hetuesve se nuk kishin dijeni se Rolandi kishte armë pa leje.

Erjon Sinani deklaroi para hetuesve se konfliktet me të vëllanë kanë qenë për shkak të problemeve të tij me shëndetin mendor, shkak që është bërë që të dy të mos ndahen, pasi kishte nevojë për përkujdesje. Madje, ai ka treguar se kishte nisur të mblidhte para që të ndërtonte një shtëpi të re, një ambient më të madh ku të mund të jetonin të gjithë bashkë pa menduar ndonjëherë ta linte mënjanë atë, por ta merrte me vete!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME