Categories Lajme

Zgjedhjet e 14 majit, shefja e ODIHR do të takohet sot me Ilir Metën

Burime për A2CNN bëjnë me dije se në orën 10:30 në selinë e Partisë së Lirisë pritet të mbërrijë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Glover. Ajo pritet të zhvillojë një takim me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta, deputetë dhe drejtues të tjerë të Partisë së Lirisë.

Gjatë prezantimit të saj disa ditë më parë, Shefja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, deklaroi para gazetareve se çfarë ndodh para dhe pas zgjedhjeve të 14 majit, është po aq e rëndësishme sa dita e zgjedhjeve.

Ajo vuri theksin te vullneti politik për të zbatuar ligjet ne fuqi, ndërsa nënvizoi se misioni i ODIHR ka vetëm një rol prej vëzhguesi dhe nuk është policia e zgjedhjeve.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE janë shprehur për të zhvilluar zgjedhje në përputhje me këto standarde.

Ne do të lëmë faktet që të flasin për të vërtetën. 

Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre elementeve: punës së administratës zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të mëparshme, frymës së fushatës, pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen e minoriteteve dhe aksesit të PAK në proces. 

Më kujdes do të shikojmë mënyrën se si janë financuar fushatat zgjedhore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me zgjedhjet. Implementimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa ligji vet. Dhe për zbatim kërkohet vullnet”, tha Glover.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME