Categories Lajme

Zvërnec,rreth 500 rrënjë ullinj thuajse të shkrumbuar,ndërsa banorët janë  detyruar të  kalojnë  natën jashtë

Dhjetra hektarë  te djegur,rreth 500 rrënjë  ullinj, thuajse të shkrumbuar. Zjarri i fuqishëm që  ka prekur fshatin Zvërnec në  oret e para të mëngjesit ka rrezikuar dhe dhjetra banesa në  zonë , ndërsa banorët janë  detyruar të  kalojnë  natën jashtë . Zjarri është  ndihmuar edhe nga era e fortë  që  ka fryrë  në  zonë ,ndërsa për shuarjen e flakëve janë  angazhuar dhjetra forca zjarrfikëse,por dhe ushtria.Banorët në  orët e mëngjesit të së hënës kanë  vijuar të shuajnë vatrat e vogla të zjarrit që ishin ende aktive, ndërsa e kanë cilësuar situatën dramatike.

Kanë  humbur dhjetra rrënjë ullinj,të cilat janë djegur për shkak të zjarrit të fuqishëm, ndërsa pranojnë se e kanë kaluar natën jashte për shkak të rrezikut që u kanosej , banoret forcat zjarrfikëse kanë  luftuar për disa orë me zjarrin e fuqishëm, ndërsa në zonë ishte dhe shtabi i emergjencës dhe kreu i bashkisë së Vlorës për të  ndjekur nga afër situatën në zonë , duke bërë  që pas disa orësh luftë  me flakët situata të  normalizohej disi .Ndërkohë  referuar situatës për shkak të motit të keq në Vlorë vec situatës dramatike nga zjarri , era e fortë  ka shkatuar edhe dëme të  vogla përgjatë lungomares me pemë të rrëzuara , ndërsa i pezulluar vijon të  jetë  edhe lundrimi detar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME