Categories Lajme

Lajmi i fundit/ Burri qëllon me kallashnikov drejt fqinjit në Durrës, arrestohet nga policia

Durrës- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se një 56-vjeçar, tashmë i arrestuar, ka qëlluar në drejtim të fqinjit të tij me kallashnikov, pas një sherri për motive të dobëta.

Policia informon se ‘pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta midis 2 shtetasve (fqinjë me njëri-tjetrin), njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit, për ta vrarë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antena”, si rezultat i të cilit është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, si dhe pas kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasit që qëlloi me armë zjarri, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i L. P., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Durrës.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, K. J., 40 vjeç, i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME