Categories Lajme

Lajmi i mirë/ Italia njeh vitet e punës në Shqipëri për pensionet e emigrantëve, ja kur nis zbatimi

Lajm i mirë për emigrantët që punojnë në Itali. Vendi fqinje njeh vitet e punës në Shqipëri për pensionet e tyre.

Duke nisur nga viti 2023 qeveria italiane do të njohë vitet e punës në vendin tonë. Ky vendim favorizon mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit. Senati tashmë ka miratuar fondin e propozuar nga kabineti i ministrave, teksa pritet dhe miratimi i marrëveshjes mes dy shteteve.

Senati dha votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme ku kryeministri Mario Draghi ka parashikuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me shtetin shqiptar. Një vit më parë u tentua të miratohet e njëjta paketë, por pa mundur të marrë votat e shumicës. Kosto për njohjen e viteve të punës në Shqipëri do të kenë një efekt prej 7,6 milionë eurosh në Itali.

Më tej në vitin 2023 parashikimi arrin në 9,8 milionë dhe duke vazhduar në rritje deri në vitin 2032 pas së cilit fondi do të prekë shifrën e 20 milionë eurove.

Një marrëveshje dypalëshe pensionesh Italia e ka nënshkruar prej kohësh me disa vende si me Malin e ZI, Maqedoninë, Kosovën, me Argjentinën, Tunizinë, Bosnjën, Izraelin, Meksikën, Kanadanë, Brazilin etj., por jo me Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME