Lakrat e brukselit bejne pjese ne familjen e lakrave, dhe faktikisht ngjajne per nga pamja me nje laker te vogel ne miniature. Ato jane nje burim natyror I vitaminave K dhe B6 si dhe te mineraleve magnez dhe hekur.
Duke qene se kane nje shije pak te veçante, e cila nuk I pelqen kujtdo, eshte mire te gatuhen me perberes qe I shtojne shijen, si mishi I thate I tymosur (pancetta), krem pana, fara pishe, uthull balsamike etj.
Me poshte po ju tregojme nje menyre vertete te vecante e cila do ti pelqeje edhe atyre me te rafinuar ne shije.
Perberesit
500gr lakra brukseli (te fresketa ose te ngrira) te plota nese jane te vogla, apo te ndara pergjysme nese jane me te medha
2 thelpinje hudher te grira holle
200ml krem pana
2 luge gjalp
5 luge djath kaçkavall te grire
kripe
piper I zi I sapobluar
I pastrojme lakrat e brukselit duke I prere pak fundin dhe duke eleminuar gjethet e siperme te cilat mund te mos jene te fresketa. Kete e dallojme nga ngjyra e tyre qe nuk eshte e gjelber dhe nga ndonje njolle e mundshme.
I ziejme ne uje te vluar per 5 minuta nese jane te ngrira, ose per 3 minuta nese jane te fresketa. I kullojme mire dhe I leme menjane.
Ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme hudhren, lakrat e brukselit dhe I gatuajme duke I perziere here pas here, per rreth 5 minuta. Shtojme kremin pana dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta.
E heqim nga zjarri, shtojme djathin kackavall te grire, kripe, piper te zi te sapobluardhe e sherbejme.
*Keshille: Per ti shtuar akoma me shume shijen, shtojme edhe rreth 50gr mish te thate te tymosur (pançete ose proshute spek) ne momentin e kaverdisjes se lakrave te brukselit ne gjalp.