Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit ku një automjet tip Land Rover është përplasur me makinën e një efektivi policie në vendin e quajtur “Ish parku”.
Nga përplasja është plagosur rëndë një 27-vjeçar nga Skrapari, i cili mendohet të jetë drejtuesi i mjetit tip Land Rover. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku po hetojnë shkaqet e aksidentit.